Delvinë, ndahet papritur nga jeta punonjësi ujësjellësit Luan Mushi

Një tjetër lajm i rëndë ka tronditur sot Delvinën.

Punonjësi i Ujësjellësit të Delvinës ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

Ai është Luan Mushi, 50 vjeç, banor i Bamatatit është gjetur i pajetë te depua e ujit të këtij fshati.

Sipas informacioneve të para, punonjësi i ujësjellësit kishte shkuar te depua e ujit për të hapur ujin në orarin e përcaktuar, por pasi është vonuar të kthehet, familjarët janë shqetësuar dhe kur kanë shkuar e kanë gjetur të pajetë.

Sarandanews.com shpreh ngushëllime ndaj Familjes së Luan Mushit.