Urimet e politikanëve në Sarandë, Delvinë, e Konispol për Fiter Bajramin
Politikanët në Sarandë, Delvinë e Konispol kanë uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit dhe mbylljen e Muajit të Ramazanit.
“Gëzuar Fitër Bajramin!
Shëndet dhe begati në familjet tuaja!”
“Vellezer e motra myslimane Gezuar Fiter Bajramin!”, shkruan deputetja e zgjedhur në Sarandë Anila Denaj.
“Pas nje muaji te gjate sakrifice, dita e sotme eshte kurorezimi i miresise, begatise e mbaresise te cilat lus Allahun t’ua ktheje shumefish Ju dhe familjeve tuaja!
Gezuar! Gezuar! Gezuar!”, nënvizon Jolio Dine.
“Të nderuar miq të besimit mysliman, përzemërsisht ju uroj: Gëzuar Fiter Bajramin!
Allahu e pranoftë agjërimin,lutjen dhe sakrificën Tuaj gjatë gjithë muajit të bekuar të Ramazanit!
Paçi kurdoherë të mira e gëzime në familjet Tuaja!”, mbyll urimin e saj kryetarja e bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi.
“Gëzuar për shumë vjet Festën e Fitër Bajramit!
Zoti jua pastë pranuar agjërimin dhe veprat e mira,shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjet tuaja!”, shkruan kryebashkiaku i Konospolit Shuaip Beqiri.
“Ju uroj nga zemra Gëzuar Fitër Bajramin gjithë besimtarëve mysliman!
Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja! Sjellte mbarësi për të gjithë ne dhe familjet tona!”, është urimi i deputetes së zgjedhur nga PD Ina Zhupa. /Sarandanews.com/