VIDEO/ Ksamil, vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje

Ditën e djeshme nisi aksioni i prishjes së objekteve pa leje në zonën e Ksamilit.

Ky aksion i ndërmarrë nga ana e policisë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku janë shembur të tjera objekte të ndërtuara pa leje.

Janë rreth 20 ndërtime pa leje që pritet të prishen gjatë këtyre ditëve që u ndërtuan gjatë fushatës elektorale.

Dëri më tani aksioni i policisë ka vijuar i qetë duke mos shënuar incidente apo kundërshtime nga persona të caktuar. /Sarandanews.com/