Shembjet në Ksamil dhe objekti pa leje në Sarandë që i bën karshillëk institucioneve

Sot policia rendit dhe ajo bashkiake ndërmorën një aksion për prishjen e objekteve pa leje në zonën e Ksamilit.

Shembja e objekteve u shoqërua pa incidente, të cilët u ndërtuan gjatë fushatës elektorale duke përfituar nga mos pasja e vëmendjes nga autoritetet shtetërore.

Ndërsa në Ksamil aksioni i policisë u përshëndet, një objekt pa leje vijon të qëndrojë në rrugën “Hotel Butrinti-Cukë”.

Sarandanews.com raportoi pak ditë më parë për ndërtimin e një shtëpie pa leje në katin e fundit të një pallati duke sjellë irritimin e shumë banorëve që jetojnë në atë lagje.

Deri më tani ende nuk ka asnjë reagim nga IKMT për shëmbjen e këtij objekti që është ndërtuar pa leje brenda 24 orëve duke shfrytëzuar fushatën elektorale, ndërkohë që shumë banorë të zonës janë duke reagimin e institucioneve.