Humbja në zgjedhje, Ina Zhupa rikthehet për të falenderuar demokratët e Sarandës
Deputetja e zgjedhur nga Partia Demokratike Ina Zhupa është ritkhyer në Sarandë pas përfundimit të zgjedhjeve duke falenderuar demokratët e këtij qyteti për kontributin e dhënë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk ka asgje per te festuar por ka shume njerez per tu falenderuar!
Nje takim falenderimi per cdo kontribues te palodhur te kesaj fushate te jashtezakonshme per PD ne degen e Sarandes!
Perballe nje partie shtet qe perdori cdo manover, cdo mekanizem pushteti per te tjetersuar dhe blere vullnetin e shqiptareve, se bashku beme nje beteje te forte, te vertete dhe qytetare.
Beteja vazhdon deri ne fitoren e shqiptareve te ndershme dhe punetor qe duan, kane votuar dhe e kerkojne me cdo kusht ndryshimin”, shkruan Zhupa.
Kujtojmë që Ina Zhupa doli humbëse në të gjitha bashkitë nga Saranda, Delvina, Konispoli e Finiqi, por u bë deputete pasi renditej e dyta në listën e PD.
Madje ajo pranoi dhe rezultatin pas përfundimit të votimit duke u përqafuar e i dhënë dorën rivales së saj Anila Denaj, e cila ishte më e votuara. /Sarandanews.com/