FOTOT/ Drejt përfundimit rikualifikimi i DRSHTRR Sarandë

DRSHTRR Sarandë është pranë përfundimit pas ndërhyrjës që iu bë për tu rikonstruktuar.

Drejtori i përgjithshëm i DRSHTRR Blendi Gonxhe ka publikuar pamjet e fundit nga ecuria e punimeve ku kanë mbetur dhe pak punë në përfundimin e plotë.

“Drejt përfundimit edhe rikualifikimi i DRSHTRR Sarandë! Merr dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal!

Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim jashtë e gjelbërim! Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit!”, shkruan Blendi Gonxhe që ka shpërndarë fotot e më poshtëme. /Sarandanews.com/

May be an image of road

May be an image of ambiente të jashtme

May be an image of road

May be an image of E brendshme

May be an image of road