Mbyllet votimi/ Vlonjatët i besojnë Ramës numrin më të madh të votave, ja kush vjen pas tij dhe si renditen kandidatët e PD

Edhe në qarkun e Vlorës thuajse është në përfundim numri i i votave të kandidatëve. Nga 445 qendra votimi është bërë i mundur numërimi i 444 prej tyre.

Mandatet e qarkut të Vlorës janë ndarë mes PS dhe PD ku nga socialistët numrin më të madh të votave ka mundur ta sigurojë kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë 11,412. Pas tij vjen Anila Denaj me 6,428 vota, më pas Damian Gjiknuri me 6,009 vota.

Lista e kandidatëve të PS-së:

-Pranvera resulaj 2919

Anduel tahiraj 2542

Vullnet Sinaj 5759

Anila Denaj 6428

Niko Kuri 4409

Ilir Metaj 3683

Damian Gjiknuri 6009

Edi Rama 11412

Teuta Ramaj 1738

Ervis Mocka 1329

Leonard Beqiri 966

Laura Ferati  1738.

 

Ndërsa nga PD numrin më të madh të votave ka mundur ta sigurojë Bujar Leskaj me 5 254 vota, pas tij vjen Fation velizaj me 3551 vota dhe e treta renditet Ina Zhupa me 3511 vota.

Lista e kandidatëve të PD-së :

Bujar Leskaj  5254

Ina Zhupa 3511

Fation Veizaj 3551

Arbi Agalliu 1484

Gezim Ademaj 3274

Nada Daullja 1174

Jolio Dine 2117

Julian Zoto 793

Nada Mecorapaj 1608

Vangjel Anagnosti 1600

Atird Hoxha 506

Alta Haluci 925