Ndahet nga jeta mjeshtri i gdhëndjes së gurit në Gjirokastër, Muhedin Makri
Muhedin Makri, Mjeshtri i Gdhendjes se Gurit ne Gjirokaster, u nda sot nga jeta.
Njeriu i heshtur, fjale pak e pune shume, sot heshti pergjithmone per te mbetur i paharruar ne kujtesen e popullit te Gjirokastres.
Jeta e tij filloi nga lagjja ku lindi dhe histori beri ne Pazarin karakteristik, ne dyqanin e tij te famshem.
Iku nje njeri i mire, iku mjeshtri i gurit, gdhendesi qe per afro 55 vjet punoi si ai per ta stolisur qytetin e tij ne gur, per t`i dhene emer dhe krenari, per ta bere te njohur ne gjithe boten me veprat e tij.
Per ndarjen nga jeta te tij ka shkruar dhe Mirela Kumbaro.
Pertej luftes me te keqen, jeta vazhdon me te perditshmen por edhe me humbjet e veta.
Gjirokastra humbi sot nje nga mitet e saj, ikonen e gjalle te gurit te gdhendur, mjeshtrin Muhedin Makri qe nuk do te kemi me mundesine ta pershendesim ne Qafe te
Pazarit, te cilit nuk do te mund t’i dergoj lule per ditelindjet e pertej te 80-ve.
Por artin e tij, mjeshterine e tij ai ka ditur me pasion t’ua percjell djemve te cileve u shpreh ngushellimet e mia per Babane qe u ka lene uratat!
Lamtumire Mjeshter!”, shkruan Kumbaro.