Memaliaj, del negativ testi i koronavirusit për 35- vjeçarin
Nje 35 vjecar nga Memaliaj ka rezultuat i paprekur nga virusi Covid 19.
Dy dite me pare banori 35 vjecar u shtrua me urgjence ne Spitalin e Tepelenes me shenja te ngjashme me Coronavirusin.
Per kete qellim mjeket epidemiologe ne kryeqytet, kerkuan tampon me kampion gjaku te 35 vjecarit per te vertetuar nese ishte i prekur apo jo.
Para pak minutash pergjigja negative ka hequr cdo dyshim per prekje te mundshme te tij dhe nderkohe qe vertetoi edhe nje here, qe virusi i rrezikshem po qendron ne distance nga Qarku i Gjirokastres.
Deri tani ka pasur pese raste te dyshuarish me Coronavirus ne pese ditet e fundit ne te gjithe qarkun.