Votojnë Anila Denaj dhe Jolio Dine, ja mesazhet e tyre
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.
Pas votimit, ministrja Denaj deklaroi, se “kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Votim të mbarë!”.
Gjithashtu dhe kandidati i PD Jolio Dine ka hedhur votën e tij.
“Edhe Zoti e bekoi kete dite te bekuar duke sjelle diell ne Sadande. Une besoj se eshte nje dite feste, shprese. Nje dite qe si ky diell i sotem te jete per te gjithe shqiptaret. U bej thirrje te gjithe qytetareve te Sarandes, Ksamilit, Finiqit, Konipolit e Delvines te dalin masivisht ne votime”, u shpreh Jolio Dine.