Nis pa probleme proçesi votimeve në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Ka filluar normalisht procesi zgjedhor në të gjitha QV të KZAZ 90 Sarandë, 89 Delvinë, 92 Konispol dhe 91 Finiq.
Raportohet se proçesi është i qetë dhe qytetarët po i drejtohen një e nga një kutive të votimit.
Në të gjitha qendrat e votimit janë paraqitur operatorët dhe procesi i identifikimit të votuesve kryehet në mënyrë elektronike.