Denaj takim masiv në lagjen Lugu i Dardhës dhe biseda me sipërmarrës: Mandati 3 për vazhdimin e investimeve

Kandidatja e Partisë Socialiste Anila Denaj në takim në lagjen Lugu i Dardhës në Sarandës, ka deklaruar se mandati i 3 është një mandat për rritjen e investimeve e mirëqënies.

“Në lagjen Lugu i Dardhës, në Sarandë, ku theksuam se mandati i #PS më #25Prill është #mandat i vazhdimit të projekteve të investimeve dhe rritjes së mirëqenies”, shprehet Denaj, e cila sot ka zhvilluar takime dhe në Ksamil dhe me sipërmarrës.

“Pata kënaqësinë të vizitoja disa sipërmarrje në Sarandë,që çdo ditë punojnë për konsolidimin e tyre dhe janë shembuj suksesi.

Spiro, një sipëmarrës i vlerësuar, përveç aktivitetit tregtar, po investon edhe në hoteleri- turizëm.

Arbeni, prej 25 vjetësh operon si në tregti, ashtu edhe në përpunimin e produkteve të mishit, ku sot numëron em12 lloje, që tashmë janë markë.

Ervisin, që ka njohur vetëm rritje, biznesi në fushën e materialeve të materialeve të ndërtimit”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/