Ina Zhupa ndjek punimet në ujësjellesin e ri të Berdeneshit: Abuzim e tallje me qytetarët

Kandidatja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka inspektuar sot ujësjellesin e ri të Berdeneshit.

Përmes një postimi Zhupa shkruan se ky investim është një tallje dhe abuzim me fondet.

“Ujësjellesi i ri i Berdeneshit, tallje me qytetaret, abuzim me fondet dhe papergjegjshmeri per cilesine e sherbimit publik.

Kjo gjendje qe ju shikoni ne foto eshte mjerimi i pushtetarve te rilindjes qe nuk arrijne dot te bejne nje investim publik qe ti sherbej qytetareve.

Historia qe nga Roma e Lashte e deri me sot nuk ka pare ujesjelles si ky qe ka bere Rilindja ne Berdenesh!

Bashke i japim fund ketyre talljeve dhe abuzimesh dhe bejme ndryshimin me 25 prill.

Voto per investime publike serioze ne sherbim te qytetareve”, shprehet Ina Zhupa. /Sarandanews.com/