Gjiknuri: Dilni masivisht në votime, jepini përgjigjen e merituar provokimeve të Metës
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës për rajonin nr.1 të qytetit. Teksa foli rreth projekteve trasformuese të kësaj zone, Gjiknuri preku ju referua investimit në qendrën historike të rikonstruktuar, ujësjellësin e nisur tashmë që garanton furnizimin me ujë të lagjës Llonxë e Karabash, projekte që gjatë dy mandateve rritën vlerën e pronave të qytetarëve.
“Provat janë dhënë, shumë shpejt do të fillojë aeroporti i Vlorës, shumë shpejt do të fillojë shëtitorja deri në Orikum dhe qyteti do të jetë qendra më e rëndësishme e investimeve. Por çfarë do të thotë kjo?! Çdo vlonjat do të ndihet mire sepse Vlorën do ta vizitojnë shumë turistë. Për disa vjet do të jetë një vlorë që do të ketë një sezon 6-7 muaj, ku më shumë do të flitet në gjuhë të huaj sesa në shqip. Ku ta gjejmë që këtu të kemi dhe të huaj që të jetojnë, që të flasin gjuhë të huaj dhe të sjellin kulturën e tyre. Vlora do të jetë magneti dhe unë e besoj këtë”, u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri u ndal edhe tek kundërshtarët politik, teksa u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujtesë dhe ti përgjigjen me referendum vote thirrjeve të Presidentit për kryengritje.
“Të tjerët nuk kanë shans të kërkojnë votë në Vlorë dhe në duhet të jua heqim këtë shans në Vlorë me votën tonë. Partia Demokratike e ka treguar veten në Vlorë, 8 vite kur ishin në pushtet nuk bënë asgjë për Vlorën, ‘0’. E dini shumë mirë, asgjë nuk kanë bërë, mos të them në të kaluarën më të largët që disa tani na kanë filluar dhe evokojnë 97-tën. I dimë shumë mirë qasjet e PD për Vlorën. Në përgjithësi, riciklojnë të njëjtat figura. Ata kanë deklaruar me zë dhe me figurë se projektet e Vlorës do ti lënë në mes. Unë kam takuar shumë të djathtë këtu që janë nga kjo lagjie, ju e dini se kjo është lagje historike, një pjesë e tyre mbase nuk kanë qenë mbështetësit tanë. Më kanë thënë: ‘Të shtregoj dorën Damian, i them faleminderit Edi Ramës se na rriti vlerën e gjithë këtyre pronave, kemi qënë të djathtë por do të votojmë për ju se votojmë për zhvillimin’. Ndaj them se nuk ka motiv ta çojmë votën diku tjetër”, theksoi Gjiknuri.
Unë tani e kam një kundërshtar, vijoi Gjiknuri, kam atë Presidentin e Republikës, i cili na ka ardhur na është ngulur këtu në Vlorë me shtatmadhërinë e tij politike dhe i shqetësuar ngaqë nuk merr dot mandat apo i shqetësuar me pretendimin se opozita na qenka blerë nga Damiani.
“Ja ku a keni të gjithë qytetarët vlonjat, do ta kthejmë datën 25 në një referendum për Ilir Metën për ti thënë se vlonjatët dinë të të respektojnë, të të ulin në sofër, por ti nuk mund ta kthesh sofrën përmbys dhe të bësh thirrje për kryengritje. Ne jemi qytetar europian, që duan qetësinë duan zhvillimin, ndaj i them Metës ke kërkuar referendum, referendum do të gjesh në Vlorë, Vlora 9 Mandate, votë masive për Partinë Socialiste”, u shpreh Gjiknuri.