Stërvitja e veçantë e të huajve në shëtitoren e Sarandës
Disa të huaj që ndodhen në Sarandë, tre herë në javë organizohen për të bërë aerobi në shëtiroren e Sarandës.
Stërvitja e tyre ka ngjallur shumë kuriozitet dhe nga qytetarët që frekuentojnë të lëvizin në shëtitore, të cilët i përgëzojnë për atë që bëjnë.
Stërvitja e tyre nis çdo të martë dhe të enjte në orën 17:00 dhe të premten në orën 7:30 herët në mëngjes.