Ina Zhupa: Në Sarandë takoj njerëz që janë pa punë, duhet të kuptojnë që shpresa është shumë pranë

Kandidatja e Partisë Demokratike në Sarandë Ina Zhupa shprehet se gjatë takimeve të sotme është takuar me disa qytetarë që janë të pa shpresë.

Në një postim në rrjetet sociale Zhupa shkuran:

“Takoj qytetarët që kërkojnë punë. Takoj shqiptarët që kërkojnë shpresë.

Të gjithë e kuptojnë se shpresa është më pranë se kurrë. Se ndryshimi është më pranë se kurrë. Tani ai është në dorën tuaj – dilni dhe votoni”, nënvizon Zhupa e cila më herët ka zhvilluar një bisedë online dhe me disa gra nga Saranda.

“Në konferencën me gratë profesioniste dhe dinjitoze të Sarandës !

Kisha kënaqësinë të zhvilloja bashkëbisedimin në këtë konferenc me profesionistet e nderuara:

Miranda Deda, inxhinierë; Manjola Cikuli, arkitekte; Matilda Qurku, juriste; Vojsava Mertiri, arsimtare; Avjola Mejdi, arsimtare; Kamela Cela, juriste; Renata Baxheri arsimtare; Brisilda Raca, farmaciste; Fjoralda Hysi, Inxhiniere; Jetmira Zeneli, kontabiliste ; Marsela Gjini, stomatologe; Ermioni Gjoka notere; Sonila Bajrami, juriste; Afroviti Dervishi mjeke; Arminda Dudumi, Logopede si dhe ne lidhje skype nga Tirane me ekspertet dhe bashkëhartueset e planit të Partisë Demokratike zonjat, Ines Heba; Valbona Karapici, Ogerta Elezaj.

Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim.

Gratë shqiptare luftojnë për drejtësi, rrëzojnë barriera, ndërtojnë sipërmarrje dhe ekonomi të qëndrueshme, dhe janë në ballë të komunitetit në kohë krizash”, deklaron Zhupa. /Sarandanews.com/