Fushata e Anila Denaj: Nga takimet me të rinjtë në Finiq, në Metoq, tek vaksinimi në Sarandë

Kandidatja e Partisë Socialiste njëherësh dhe Ministre e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka zhvilluar këtë të martë takime intensive me qytetarë e të rinjë në Finiq e Metoq.

Gjithashtu, Denaj ka publikuar dhe pamjet nga ecuria e vaksinimit në Sarandë ku proccesi vijon me ritme të larta dhe sot ka qenë dhe radha e tur operatorëve.

Ditën Denaj e nisi me votues për herë të parë në bashkinë Finiq.

“Me të rinjtë e Finiqit, disa edhe votues për herë të parë, me të cilët diskutuam për një sërë çështjesh, që lidhen kryesisht me arsimin, punësimin dhe rininë në përgjithësi”, nënvizon Denaj e cila më pas u ndal në Metoq të Sarandës ku bashkëbisedoi me banorë të kësaj zone.

“Në Metoq, në bashkëbisedime me njerëz të mirë e punëtorë, ku morëm mbështetjen për fitoren e 25 Prillit”, shkruan Denaj.

Ajo më pas dha lajmin se sot në Sarandë janë vaksinuar dhe tur operatorët.

“Vijon vaksinimi në Sarandë. Sot edhe përfaqësuesit e tur operatorëve”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/