Niko Kuri: Fshatin Dhrovjan do e rikthejmë në zonë turistike

Kandidati i PS Niko  Kuri ka theksuar se me investimet që do bëhen në fshatin Dhrovjan të bashkisë Finiq , kjo zonë do kthehet në vend turistik.

“Në Dhrovjan, fshatin plot histori, kulturë, natyrë përrallore dhe monumente, nuk mund të mendosh tjetër përveçse mundësive që ofrohen për një zhvillim të vërtetë të turizmit.

Ndoshta , numri i pakët i njerëzve që aktualisht qëndrojnë në fshat, në pamje të parë, nuk të premton një prespektivë të mirë, pasi dhe infrastruktura deri në këtë fshat nuk është ajo që duhet.

Por nëse ndërhyrja e fundit e kryeministrit në fondin e zhvillimit për rehabilitimin e rrugës prej 6 km bëhet shpejt realitet, atëherë vërtet do të ketë një bum investimesh private për mikpritjen e turistëve vitet e ardhshme”, shprehet mjeku Niko Kuri. /Sarandanews.com/