“Të marrim tre mandate”, Luan Rama korrigjon kandidatin e LSI: Taqo i bëri llogaritë gabim, 3 Vlora dhe 1 Saranda
LSI-ja ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Vlorës, ku ka shprehur ambicien për të dalë forcë e parë dhe për të marrë 4 mandate. E pranishme ishte kryetarja Kryemadhi, drejtuesi politik Luan Rama dhe kandidatët e tjerë për deputetë.
Një prej tyre ishte dhe kandidati i Sarandës Dhimitraq Lapa i cili tha se Saranda do të nxjerrë një deputet, ndaj kërkoi që dhe Vlora të nxjerrë 2 të vetët. Këtu, ndëryri menjëherë Luan Rama i cili tha se “Taqo i kishte bërë gabim llogratitë”.
Dhimitraq Lapa: Ne në Sarandë jemi të gjithë të bashkuar, si në Vlorë. Dhe mandatin do ta marrim vetë, dhe ju vlonjatët së bashku me ne duhet të merrni dy mandate që ne të jemi tre. Siç tha zoti Luan që duhet të jemi tre përfaqësues të LSI në Parlament. Forca që të jemi forca e parë ën Vlorë dhe Sarandë.
Luan Rama: Taqo i bëri llogratitë gabim, 3 Vlora 1 Saranda.