Muzina e Sarandës, fshati pa fëmijë ku jetojnë vetëm 70 të moshuar
ikur në këtë godinë arsimoheshin fëmijët. Me largimin e të rinjve dhe çifteve të reja në fshatin Muzinë të Sarandës nuk ka më asnjë të nxënës. Me largimin e tyre jashtë shtetit dhe shkolla është shkatërruar. Vetmja dëshmi që në këtë ndërtesë është bërë mësim është kjo tabelë.
Në fshat kanë mbetur rreth 33 familje me nga një a dy pjesëtarë. Të gjithë mbi 60 vjeç.
Vetëm mosha e tretë. Unë jam 68 vjec, të gjithë mbi 60 vjeç jemi”.
“Unë nuk kam asgjë. Jam vetëm fare gruaja me ka vdekur marr 140 mijë lekë pension e me ato jetoj. Nuk kam as shtëpi. Jetoj në shtëpinë e nje bashkë fshatari. Gatuaj vet sa kam këmbë e duar .. i laj rrobat vet i hedh atje ne ujë”.
“E bezdishme është. Vetëm jetoj, vetë gatuaj sado që të gatuaj unë një byrek se bëj dot. Gruan e fëmijët i kam në Janinë. Të rinjtë kane ikur komplet , u hapen kufijtë e ikën se edhe kurbeti bixhoz është lloftari”.
Pjesa me e madhe e tyre ecin me ndihmën e bastunit në këtë rrugë për të cilën apelojnë të rregullohet.
“Ç’të bëj do kaloj nga të kaloj të iki me avion të shohësh pak më lart si është. Na ruan zoti mos të biem në shesh tani që jemi e me tension”.
Këta banorë kanë probleme dhe me linjat tensionit të lartë. Prej amortizmit të tyre ju janë djegur dhe elektro-shtëpiaket.
“Na digjen televizorat se linja është e kohës babaqemos, na thane do ta ndërrojnë se kane vënë ngjitur telat e telefonave me teë dritave e ato bëjnë mase e mbetemi pa drita”.
Ankohen dhe për mungesën e linjave të transportit.
“Tani na kanë hequr edhe autobusat edhe ose mezi ikim në Sarandë se nuk na marrin ose nësë ikim mbetemi atje se nuk ka me autobusa linje”.
Muzina është një fshat me histori. Ndodhet Syri i Kaltër një burim ujor me ngjyrë të kaltër. Ndërsa brenda në fshatin kodrinor ndodhet dhe ky rrap që gëzon statusin e monumentit të natyrës.