Meta “selfie” nga rruga e prishur në Borsh: Një nga kryeveprat e babëzisë
Gjatë qëndrimit në Sarandë, Presidenti Ilir Meta u ndal edhe në Borsh ku pa nga afër çarjen e asfaltit të rrugës në 8 janar të këtij viti.
Kreu i shtetit akuzoi për babëzi, ndërsa 25 prillin e cilësoi edhe një herë tjetër si referendum kundër korrupsionit.
“Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit!
Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit” shkruan Meta.
Rruga u inaugurua vetëm një vit më parë, por reshjet e shiut në janar nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve.