Bujar Leskaj: Konispoli mezor po e pret ndryshimin që do vijë nga ne
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PD Bujar Leskaj, së bashku me kandidatët për deputet Jolio Dine dhe Ina Zhupa janë ndalur për një takim në Konispol.
Bujar Leskaj shprehet se banorët e Konispolit mezor po presin që të vi ndryshimi.
“Konispoli ka nevojë për ndryshim!
Dhe banorët e Konispolit jo vetëm që e duan ndryshimin, jo vetëm që e kërkojnë ndryshimin, por edhe e meritojnë!
Dhe NDRYSHIMI do të vijë për ta nga vota e përgjegjshme në 25 prill,duke votuar në 25 prill Partinë Demokratike.
Vota është arma e çdo qytetari kundër rrënimit, korrupsionit, gjobëvënies së tatimorëve, prapambetjes arsimore, shkatërrimit të shëndetësisë, largimit masiv të rinisë dhe keqqeverisjes.
Ky ishte mesazhi që përcollëm e morëm në takimin me banorët e Konispolit së bashku me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Jolio Dine.
Pas 18 ditësh vota e tyre nuk do të jetë për atë që rrënoi dhe varfëroi Shqipërinë dhe që dëshiron të vazhdojë rrugën e varfërimit të shqiptarëve, largimit të rinisë, majtjes peng të së ardhmes europiane.
Në 25 prill vota e banorëve të Konispolit do të jetë për Partinë Demokratike, e cila garanton ekonomi të fortë, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE!
Bashkë do ja dalim më 25 prill!”, shkruan Leskaj. /Sarandanews.com/