Anduela Ismaili kandidate e Nismës Thurje për Sarandë: Më jepni një mundësi, nuk kam interes në politikë
Anduela Ismaili është kandidatja e Nismës Thurje për Sarandën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili ka ftuar të gjithë pakënqurit të e votojnë.
“Nëse ke interesa personale apo të është premtuar diçka, të justifikoj. Për çdo rast tjetër, për ju që jeni të pakënaqur, ju ftoj së pari të VOTONI. Së dyti, të votoni për energji dhe alternativa të reja. Së treti, votoni për njerëz që e duan këtë vend.
Jepjani mundësinë njerëzve si unë që nuk kanë asnjë interes të përfshirë në politikë. Njerëzve si unë që e ndërmarrin këtë rrugëtim vetëm për hir të së mirës publike dhe të këtij populli shumë të vuajtur.
Meritojmë të kemi një standard jetese më të lartë se çfarë kemi sot. Meritojmë të jemi të gjithë në nivel jetese më të lartë. Meritojmë të drejtën e fjalës, qoftë edhe brenda përbrenda partive.
Mos lejo që mendimi jot të manipulohet. Mos lejo që të luhet me të drejtën tënde të fjalës. Alternativën e kemi, voto Nismën #Thurje”, shkruan Ismaili. /Sarandanews.com/