Ikona e notit sarandiot, çfarë kemi humbur me Idriz Muçon?
Gazetari nga Saranda Thoma Nika, permes nje postimi ne rrjetet sociale ka rikujtuar ikonen e notit sarandiot Idriz Muço.
POSTIMI
– U aktivizua në ekipet e notit të qytetit te Sarandës, prej vitit 1961, kur ishte vetem 12-vjecar.
– Më 1967 arrin normat e “Mjeshtrit të Sportit” në not.
– Për dhjetë vite radhazi ka mbajtur titullin “kampion kombëtar” në not, në garat 100 e 200 m dhe 4 x 50 metra, stili shpinë.
– Pas vitit 1979 është riaktivizuar në ekipin e “Butrintit” si notar titullar.
– Garimi i tij shtrihet deri në vitin 1994, si notar plotësues i ekipit “Butrinti” në kampionatet kombëtare, ndërkohë që shërbente si shofer i ekipit “Butrinti”.
– Për trI dekada notoi dhe dha 50 rekorde kombëtare.
– Ka marrë disa herë titullin “kampion” dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Shqipërisë në kampionate ndërkombëtare në Kinë, në vitet 1972, 1973, 1974 e 1975, ku ka thyer rekorde kombëtare.
– Ka marrë pjesë në aktivitete sportive të organizuara nga Federata e Notit me veteranët e ekipit të Klubit “Butrinti”.
– Ka dalë kampion në maratonat kombëtare të notit, të organizuara në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010 e 2011.
– Idriz Muço është nderuar me titullin “Nderi i Notit Shqiptar” nga Federata Kombëtare e Notit.
– Me vendimin Nr. 26, datë 31.05.2006, është shpallur “Qytetar Nderi” i Sarandës.