Qarku Vlorë, PD hap fushatën, Bujar Leskaj: PD-LSI fituese

Partia Demokratike dega Vlorë ka çeluar nga Sheshi i Falmurit fushatën elektorale, ku të pranishëm ishin të gjithë kandidatët e listës.

I pranishëm ishte dhe kandidati për deputet pëe Sarandën Jolio Dine, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“U çel sot zyrtarisht fushata elektorale në Qarkun Vlorë në një ceremoni të zhvilluar në Sheshin e Flamurit, ku vendosëm kurora në monumentin e Ushtarit të Panjohur!”, shkruan Dine.

Ndërsa, drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj u shpreh se koalicioni PD-LSI do dal fitues në Vlorë.

“Nipi i Esat pashë Toptanit nuk merr më shumë se pesë mandate në Vlorë . PD do të marrë 5-6 deputete dhe LSI 1-2”, u shpreh Bujar Leskaj. /Sarandanews.com/