Parku Kombëtar i Butrintit, miratohet projekti për restaurimin e Portës me kulla

Tek Parku Kombëtar i Butrintit do nis së shpejti restaurimi i Portës me kulla.

Lajmin e ka dhënë vet Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shkruan se projekti i restaurimit është miratuar.

“U miratua projekti për konservimin dhe restaurimin e Portës me kulla, në Parkun Kombëtar të Butrintit”, shkruan Margariti.

Parku Kombëtar i Butrintit është një ndër vendet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj gjatë sezonit turistik. /Sarandanews.com/