Kandidati me probleme me ligjin i LSI-së për Sarandën Ilir Hysi, nga ndryshimi emrit tek hetimi për trafik droge
Pas publikimit të listave të kandidatëve mediat kanë nisur të verifikojnë formularët e dekriminalizimit që kanë plotësuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kandidatët më problematikë rezultojnë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti që akuzohet si simbol i blerjes së votave në Shqipëri, abuzimit me pushtetin, për një karakter familjar dhe thellësisht klientelist.
Me kandidatëve me problemeve me ligjin është dhe ai që LSI ka vendosur për qarkun e Vlorës që mbulon qytetin e Sarandës, Ilir Hysi.
Kandidati i LSI-së në qarkun Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.
Ilir Hysi është renditur i 12-i në listën e deputetëve të kësaj forceje politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Ilir Hysi është dhe kreu i degës së LSI në këtë qytet.