Lamtumirë doktor Rakua!
Një lajm i trishtueshëm tronditi sot Sarandë, pasi mjeku i njohur Irakli Thoma u nda nga jeta.
Mjeku sarandiot prej javës po kurohej në Greqi pas infektimit me Covid-19, por nuk arriti dot të mbijetonte duke u ndarë nga jeta në moshën 72- vjeçare.
Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për të ndjerin.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Irakli Thoma.
Sot humbëm një qytetar të devotshëm,një mjek të përkushtuar dhe një mik të mirë.
Do t’i mungojë Sarandës dhe qytetarëve të saj përkushtimi,përkujdesja dhe mirësia e tij.
E blertë lëndina!”, shkruan Gurma në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Gjitashtu, edhe deputeti Alket Hyseni përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan:
“E njihnin të gjithë si Doktor Rakua, njeriu që në vitet 80’ si mjek specialist reanimator-anestezist, ngriti reanimacionin në spitalin e Sarandës për herë të parë me idetë inovative të tij dhe përkushtimin në këtë profesion.
Në fillim të viteve 90’ fitoi specializimin për mjekë kardiolog, ku shkëlqeu duke ushtruar profesionin e kardiologut deri në ditet e fundit. Me përkushtim, pasion, profesionalizëm dhe humanizëm ishte përherë në ndihmë të qytetarëve edhe pse kishte vite që kishte dalë në pension.
Një engjell i komuntetit të Sarandës që do të mbetet i paharruar”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/