FOTOT/ Flakët dhe tymi “pushtojnë” kroçeren në ishullin e Korfuzit
Një kroçere është përfshirë nga zjarri në ishullin grek të Korfuzit. “Lyrica” ishte e ankoruar në portin e ishullit.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton “protothema”.
Në bordin e anijes turistike ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë nuk ka pësuar lëndime.
Kroçera po qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë.