PS Vlorë përjashton Dritan Lelin?
Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e PS Vlorë, ku janë prezantuar kandidatët për deputet të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, i cili ka munguar në takimet e fundit të fushatës, që pas refuzimit të bërë për të dhënë dorëheqjen.
Mos pranimi i dhënies së dorëheqjes nuk u përtyp mirë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Leli u propozua nga Rama për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillut në listën e Vlorë dhe vendin e tij në krye të bashkisë do e merrte nën kryetari Afrim Qëndro.
“Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës ku prezantuam kandidatët zyrtar për zgjedhjet e 25 Prillit, Pranverën, Anduelin, Vullnetin, Ilirin, Teutën, Ervisin, Leonardin dhe Laurën.
Një skuadër përfaqësuese dhe dinjitoze që na garanton rezultatin maksimal Falenderova përzemërsisht Vilmën, Faten dhe Edin për bashkëpunimin e tyre të deritanishëm si deputetë. Ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e çmuar e skuadrës sonë të përbashkët”, shkruan Damian Gjiknuri. /Sarandanews.com/