Gjirokastër, e përplasi makina, humb jetën në spital 11-vjeçari
Fat tragjik për 11-vjeçarin me iniciale S.P., që u aksidentua ditën e djeshme nga një makinë në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.
11-vjeçari ndërroi sot jetë në spitalin e Traumës. Dje ai do të përplasej me makinë nga një 45-vjeçar me iniciale S.S., në vendin e quajtur “Ura e Çapos”.
45-vjeçari nga Saranda është vënë në pranga që prej ditës së djeshme nga policia.