Zgjidhja e problemit e një prej motrave Zhulati, reagon Adrian Gurma
Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, ishte një nga njerzit kryesorë që u përfshi personalisht për të zgjidhur problemin e një prej motrave Zhulati.
Gurma së bashku me stafin e bashkisë reaguan menjëherë duke iu gjendur pranë asaj familje dhe sot një prej motrave është shoqëruar drejt “Opera Divina Providenza, Madonnina del Grappa” në Shkodër, qendër e specializuar për persona me aftësi ndryshe.
“Ashtu siç e premtuam,e zgjidhëm përfundimisht situatën problematike,për njërën nga motrat Zhulati.
E shoqëruam drejt”Opera Divina Providenza, Madonnina del Grappa” në Shkodër,qendër e specializuar për persona me aftësi ndryshe,nga ku do të kemi komunikim e bashkëpunim të vazhdueshëm me stafin e kësaj qendre.
#Përkujdesjedhevëmendje?”, nënvizon kryebashkiaku Gurma. /Sarandanews.com/