Ndërron jetë ish-kapiteni i ekipit të Luftëtarit, Odise Grabova
Ish-kapiteni i ekipit të futbollit të qytetit të Gjirokastrës “Luftëtari” Odise Grabova ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.
Mbrojtësi i viteve ’80-’90 ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
“E trishtë sa më s’ka ikja e parakohshme e Odise Grabovës, një nga ikonat e klubit të Luftëtarit dhe një qytetar model i Gjirokastrës.
Shpreh ngushëllimet për familjen Grabova dhe lutem që shpirti i të ndjerit të prehet në paqe”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit kryebashkiaku Flamur Golemi.