Naile Meta, shitësja e punimeve të dorës, e modeleve tradicionale autentike të mrekullueshme në Sarandë

Naile Meta, është një zonjë e njohur në Sarandë ku jeton prej 30 vitesh dhe shet punimet e saj të dorës, modele tradicionale.

Deputeti i zonës Alket Hyseni ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Naile Metën, duke e vlerësuar për punën që bën.

“Një bisedë trotuari me Naile Meta, skraparlien e ardhur në Sarandë para 30 vitesh.

E gjen cdo ditë në qendër duke shitur punimet e saj të dorës, modele tradicionale autentike e të mrekullueshme, por edhe ca “xhingla” importi.

Kaluam një vit të vështirë pandemie, por
mbetemi me besim dhe shpresë se sezoni turistik do jetë më i mirë dhe do sjellë më shumë të ardhura për Sarandën e zonën përreth”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/