Presidenti Butrintit uron ekipin pas fitores: Jeni më të mirët

Butrinti arriti një fitore tepër të rëndësishme sot në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Naftëtarit.

Butrinti fitoi me rezultatin 1-2 duke vijuar rrugën drejt objektivit.

Një urim për këtë fitore të skuadrës sarandiote ka ardhur dhe nga presidenti ekipit Adrian Gurma.

“Urime skuadrës për fitoren në Kuçovë. Jeni më të mirët. Forca BUTRINTI”, shkruan Gurma në urimin e tij.

Butrinti kryeson renditjen me 28- pikë grumbulluara. /Sarandanews.com/