VIDEO/ Themeluesi i PD Sarandë del krah Hysenit: Do mbështes kryeministrin Rama, nuk paguaj taksa
Alket Hyesni ka dal sot krah një prej themeluesve të PD Sarandë, Sulejmani.
Sipas Alket Hysenit, Sulejmani tashmë do të jetë në mbështetje të kryeministrit Rama, pasi biznesi i tij ka Zero Tatim Fitimi, Zero TVSH, Zero Kontroll Tatimor.
“Sulon e njohin të gjithë në Sarandë, si njeri punëtor dhe të ndershëm, që jeton me biznesin e tij familjar por punëson edhe të tjerë.
Sot biznesi i tij ka Zero Tatim Fitimi, Zero TVSH, Zero Kontroll Tatimor.
Sulejmani është një nga themeluesit e PD në Sarandë, por tashmë mbështet Kryeministrin Edi Rama”, shprehet Hyseni./Sarandanews.com/