Qarku Gjirokastër/ Ja emrat që do udhëheqin listën e PS-së

Në javën e parë të muajit mars, partitë politike do dorzojnë në KQZ listat zyrtare të kandidatëve për deputet të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Shumë emra janë zyrtarizuar siç janë drejtuesit politik nëpër qarqe, ndërkohë që lista do pasohet me emra të tjerë.

Në qarkun e Gjirokastrës që në këto zgjedhje do ketë 4 mandate për deputetë.

Sarandanews.com ka mësuar se cilët do jenë të besuarit që kryeministri Edi Rama do caktojë në listë për qarkun Gjirokastër, ku emrat e sigurtë në listë për të qenë Parlament nuk ndryshojnë. Kjo dhe për shkak të performancës së tyre mjaft të mirë që kanë pasur gjatë këtyre viteve në zona.

Bledi Çuçi drejtuesi politik për këtë qark, njëkohësisht Ministër i Brendshëm do jetë ai që do udhëheq listën, njësoj si në zgjedhjet e vitit 2017.

Pas tij do jetë Mirela Kumbaro, ish- Ministrja e Kulturës, e cila prej muajsh zhvillon intensivisht takime me qytetarët, kryesisht në bashkitë Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë dhe Përmet.

I treti në listë ndryshe nga viti 2017 ku ishte Flamur Golem, që dorëzoi mandatin për tu konkuruar në zgjedhjet për kryetar bashkie, kësaj radhe në këtë pozicion do të jetë Laert Duraj.

Z. Duraj aktualisht është drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, si dhe do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Laert Duraj sipas burimeve të Sarandanews.com do të mbulojë Tepelenë, por kryesisht më tepër do fokusohet në Memaliaj dhe fshatrat që janë pjesë e kësaj bashkie.

Vendi i katërt është ende i papërcaktuar, pasi në garë janë dy zonja. Bëhet fjalë për Artemisa Malon dhe Ediola Brahon. Të dyja zonjat në fjalë janë aktualisht deputete dhe kanë nisur fushatën për Partinë Socialiste.

Ediola Braho vjen tek socialistët nga LSI-ja, ku u bë deputete pas dorzimit të mandatit të Vangjel Tavos.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste arriti që të marrë 3 deputetë, Partia Demokratike 1 dhe LSI 1.

Dhe në këto zgjedhjeve sipas deklaratave publike të drejtuesve të PS, objektivi mbetet 3 mandate. /Sarandanews.com/