Shënohet viktima e parë nga koronavirusi ne Shqipëri
Ndërron jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konfirmuar si e infektuar nga Koronavirusi.
Burime brenda spitalit thonë se 73 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.
Pas rëndimit të situatës mjekët vendosen ta nisin atë për në Tiranë, por gjendja është rënduar menjëherë duke i detyruar që ta zbresin nga autoambulanca.
Gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.
Kështu, gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.