PD Sarandë mesazh pas ndarjes nga jeta të Hariz Mëma: Një humbje e rëndë, ëndrrën e tij do e çojmë deri në fund
Dega e PD Sarandë ka reaguar sot pas ndarjes nga jeta të kryetarit të tyre Hariz Mema.
“Partia Demokratike, Dega Sarandë, shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo anëtar, simpantizant, qytetar, të cilët u bënë pjesë të përcjelljes në banesën e fundit të Kryetarit Hariz Mëma.
Kjo është një humbje e rëndë për të gjithë ne!
Pas 8 vitesh në drejtimin e degës, kontributi i tij i çmuar do të qëndroj gjallë në kujtesën dhe memorien e kujtdo demokrati, pjesmarrësi në rrugëtimin e tij të suksesshëm. Kryetari Hariz Mëma u investua në një kohë të vështirë dhe mbajti lartë flamurin e opozitës në rrethin e Sarandës. Partisë, së cilës i shërbeu me përkushtimin, profesionalizëm, drejtësi dhe me mirësinë që e shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Virtytet dhe vlerat i transmetoi me këmbëngulje, durim dhe pasion. Kërkonte perfeksionin edhe në angazhimin dhe detyrat më të lehta. Ëndrra e lënë përgjysëm do të çohet deri në fund, edhe nga këshillat të cilat qëndrojnë gjallë në kujtimin e çdonjërit prej nesh.
Hariz Mëma, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual dhe një biznesmen i zoti. Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime në betejën për forcimin e demokracisë.
Partia Demokratike, Dega Sarandë ndanë dhimbjen e madhe me të shoqen Teuta, bijt Johanin, Sinanin dhe Brikenën, vëllezërit Rustemin, Yllin, Kastriotin, Edmondin, Fredin dhe Spartakun.
Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Hariz Mëma i la bujarisht Partisë dhe qytetit tonë.
I përjetshëm kujtimi yt Kryetar!”, thuhet në njoftimin e PD Sarandë.