Gjirokastër/ Automjeti i OSHEE përfundon në lumin Drino. Humbin jetën dy elektriçistët
Një automjet i OSHEE ka përfunduar në lumin Drino. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në vendin e quajtur Kordhocë rreth 1,5 km nga Gjirokastra.
Burime nga Gjirokastra, bene te ditur se brenda automjetit ndodheshin dy elektriçistë, të cilët ishin në shërbim gjatë asaj ore dhe po shkonin për të bërë segmentimin e një defekti në anën tjetër të lumit ku ishin thikat e linjës. Në rrethana të paqarta makina ka rënë brenda lumit.
Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit shkuan në vendngjarje për të nxjerr automjetin nga lumi, por për shkak të thellësisë ku ndodhej makina ishte e pamundur.
Mesohet se dy viktimat jane Dini Isaraj dhe Selfo Kallfa.
Behet e ditur se është kërkuar ndihma e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana. Me mbërritjen e tyre do të bëhet e mundur nxjerrja e dy elektricistëve, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë, por sidoqoftë deri më tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga policia.