Merr fund mjerimi, për motrat me aftësi të kufizuara në Sarandë! Gurma: Zgjidhja, akomodimi në një institucion rezidencial

Pak dritë në fund të tunelit për 2 motrat me aftësi të kufizuara që jetonin në kushte të mjerueshme dhe mungesë totale higjiene në një banesë në Sarandë! Ndonëse me vështirësi, tashmë është gjetur një çift që do të klujdeset për 2 motrat, kundrejt një pagese të caktuar nga bashkia Sarandë.

Lajmin e mirë e ka dhënë gjatë një interviste në Report Tv kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma i cili tha se situata tani është krejt ndryshe nga çfarë ishte disa ditë më parë. Ai  thotë se shtëpia e tyre është paisur me orendi, ndërsa vajzat kanë marrë mjekimin e nevojshëm nga spitali.

“Situata është ndryshe nga çishte. Kemi  ndryshuar situatën e ambienteve. Kemi paisur me orendi të reja banesën . Drejtoria e kujdesit social është anagazhuar pavarësisht situatës së vështirë që po kalojmë këto ditë. Të dy zonjat kanë pasur dhe asistencë mjekësore nga spitali  i Sarandës. Për fat të keq të tyre këto ditë është ndarë nga jeta dhe babai i  tyre.  Vetëm sot është gjetur një çift qytetarësh për të kontribuar në rolin e qytetarit. Ne u  angazhuam nga të gjithë qytetarët që kishin paraqitur kërkesë për punë dhe të merrnin rolin e  asistentit të tyre. Ne angazhuam të gjithë personat që kanë bërë kërkesë. Kujdestarët do monitorohen nga shërbimi i kujdesit social. është një fond i veçantë që këto zonja përfitojnë fondin e kujdestarisë. 216 mijë lekë të vjetra”, tha ai.

Mirëpo Gurma thotë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë për 2 motrat.  Situata po shkon drejt zgjidhjes, zgjidhja më e mirë do ishte akomodimi i motrave në një institucion rezidencial.

“Koha që të asistojnë zonjat në banesë të jetë sa më e shkurtër. Smund të jap afate. Jam në kontakt me zv ministren e punës sociale dhe ta falenderoj për angazhimin. Kemi marrë të gjithë masat që situata të zgjidhet sa më shpejt, të akomodohen në  një institucion rezidencial. Një institucion i mundshëm është në qytetin e Korçës. Jemi duke parë që të shikojmë mundësinë. Akomodimi duhet të jetë deri në moshën 22 vjeç, zonjat e kanë kaluar këtë moshë prandaj bëhet dhe më e vështirë. Edhe kujdestarët do të jenë permanent dhe shërbimi permanent.

Ideja është që në momentin e parë punonjësit e kujdesit social janë angazhuar personalisht. Situata do të tejzgjatej. Ka pasur solidaritet. Do të ketë një reagim dhe nga strukturat e biznesit privat. unë jam shpresëplotë se situata do të jetë ndryshe nga çfarë është tani”, shtoi ai.