Rama: Do të rriten gjobat për lokalet, qendrat tregtare, restorantet …! Policia dhe inspektoratet do të imponojnë respektimin e masave anti-COVIDama
Gjobat për të gjitha bizneset që thyejnë masat anti-COVID do të rriten duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Rama paralajmëroi se Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë respektimin e këtyre masave.
“Pfizer do të vijojë lëvrimin e sasive të tjera, duke nisur nga mesi i shkurtit. Vaksinat do të shtohen dhe numri i vaksinimeve do të rriten. Koha kur vaksinat dhe masa e numrit të të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg, në të gjitha vendet jo vetëm këtu.
Po nënvizoj edhe një herë, duke filluar nga tregtarët duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar. tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme pasi kanë edhe mjediset e tyre ku ndërveprimi është më i madh i njerëzve dhe rreziku më i madh është pikërisht aty. Nëse nuk duam që të kthehemi tek masat e forta kufizuese duhet që sot të mos kërkojmë të rrezikojmë jetën e njerëzve dhe stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor. Ne nuk duam që policia e shtetit dhe inspektoratit të hyjnë dhe të dalin nëpër lokale, bare, nëpër qendra tregtare,restorante e kështu me radhë sepse kjo nuk është në të mirë të biznesit. Për nëse nuk ka reagim patjetër do të ndodhë kështu. Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë.
Do të rrisim gjobajt për baret, lokalet, restorantet dhe qendrat lokale dhe do të bëjmë një përshkallëzim. E kam shumë mik Ermal Mamaqin por është e patolerueshme që të bëhet një grumbullim i tillë, aq më të tepër kur është personazh i njohur. Është shembulli më i keq për të gjithë. E kështu me radhë lokalet në bllok, në zona të caktuara në Tiranë dhe jo vetëm, lokalet me më shumë fitime e më pak dhimbje koke të bëhen vatra ku kërcen COVID me muzikë është e patolerushme. Është një thirrje për solidaritet, për unitet, të mos hapim të çara në një situatë kur të gjithë duhet të luajë rolin e vet”, tha Rama.