FOTOT/ Françeska Jaçe i futet politikës: Do kandidoj për deputete në Vlorë
Ish-banorja e Big Brother dhe modelja Françeska Jaçe është gjithmonë në qendër të mediave rozë, për shkak të linjave provokuese dhe deklaratave befasuese.
Më të fundit, ajo e ka dhënë ditën e djeshme në një intervistë për “Prive”, ku ka pohuar se ka dëshirë të përfshihet në politikë, por pa specifikuar se kë parti mbështet.
Françeska ka deklaruar se do të kandidojë për deputete në qarkun e Vlorës.
“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”, është shprehur modelja.