Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më lanë vetëm
“Në thelb është e vërtetë që një drejtues është i vetëm në marrjen e vendimeve të mëdha. Kryeministri ose drejtuesi i një mazhorance ka barrën e goditjes së fundit. Sado që të konsultohesh ata që ke rrotull asnjë nuk është këmbëngulës dhe në momentin e fundit duhet ta marrësh vetë vendimin.
2 -3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programe. Ishin kohë emergjence. Ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë agresive dhe mua më duhej të zhvendosa nga një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës në 1998. Na duhej të prisnim të vinin forcat speciale nga Shkodra që duhet të vinin për 2 orë.
Neritan Ceka iku se vajt ora 8 e darkës. Kam ndenjur me Ndrekën dhe na u desh që të përdornim emisionin e Arian Çanit në radio që të ndanim të burgosurit nga njëri – tjetri derisa erdhën forcat speciale. Në mëngjes Neritani mori në telefon që “e zgjidhëm”. Pra në momente të vështira mbetesh vetëm” – tha Nano në emisionin “Opinion”.