Fushata/ FRPD dhe FRESSH “takohen” në Ksamil
Dy formuet rinore të dy partive politike FRPD dhe FRESSH kanë qenë këtë të shtunë në takime në zonën e Ksamilit.
Fokusi i takimeve vjen në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Ditën e sotme, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vazhduar takimet derë më derë në Grup Seksionin nr.9, në Ksamil.
Problematikat dhe shqetësimet e banorëve ishin të shumta, ku më e theksuara ishte infrastruktura rrugore. Mosbesimi ishte i dukshëm dhe premtimeve boshe tashmë iu ka ardhur fundi.
Qytetarët duan punë konkrete dhe kanë nevojën të dëgjohen nga institucionet dhe të besojnë tek ato.
Fushata derë më derë do te vazhdoj nga të rinjtë e Forumit në çdo Grup Seksion”, thuhet në njoftimin e FRPD Sarandë.
“Mbledhja e sotme në Ksamil me FRESSH.
Të rinjtë janë motori i energjisë së fushatës për mandatin e 3-të.
Dita ditës shtohen radhët tona!”, thekson FRESSH Sarandë. /Sarandanews.com/