Tare replikon me Alket Hyseni për turizmin në Sarandë: Duhet plan mbështetje për operatorët turistik
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka qenë bashkë më ministrin e Turizimit, Blendi Klosi në Sarandë, ku ka bashkëbiseduar me bizneset për politikat stimuluese dhe favorizuese të aplikuara për një produkt të turizmit detar modern, konkurrues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare.
Sipas Hysenit, investime gjithashtu në teknologji monitorimi të deteve dhe menaxhimi i ekonomisë detare, të gjitha këto politika bashkë dhe investime kanë nxitur dhe inkurajuar investimet private dhe në muajt në vijim do sjellin një rritje të konsiderueshme të mjeteve turistike detare dhe operatorëve në det apo bregdet.
“Takim me operatorët turistik detar të Sarandës. Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Kryetarin e Bashkisë, Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare bashkëbiseduam me biznesin e kësaj sfere të ekonomisë, për politikat stimuluese dhe favorizuese të aplikuara për një produkt të turizmit detar modern, konkurues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare. Investime gjithashtu në teknologji monitorimi të deteve dhe menaxhimi i ekonomisë detare. Këto politika dhe investime kanë nxitur dhe inkurajuar investimet private dhe në muajt në vijim do sjellin një rritje të konsiderueshme të mjeteve turistike detare dhe operatorëve në det apo bregdet. #SanandaQëDuam #TurizmiQëDuam” shkruan Hyseni.
Por me anë të një komenti në statusin e Alket Hysënit, ish-drejtori për Drejtorinë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ka shprehur mendimin e tij ndryshe për zhvillimin e turizmit.
Sipas Tares, turizmi ka pasur një goditje të madhe ndërsa shton se Greqia ka një vit që nuk lejon asnjë anije që prek Shqipërinë të futet në territorin e tyre. Më tej ai shton se operatorët janë në prag falimentimi ndërsa sugjeron që duhet të bëhet një plan mbështetje për ta.
“I nderuar Alket. Turizmi ne pergjithesi ka pesuar nje goditje te madhe dhe te gjithe kompanite e rendesishme nuk kane planifikuar udhetime detare deri ne 2022 me e mira. E dyta Greqia ka nje vit qe nuk lejon asnje anije qe prek Shqiperine te futet ne Greqi. E treta Saranda ka humbur tashme avantazhin per te qene nje destinacion konkurues. pervec turisteve nje ditore ku parate i mer Korfuzi dhe nje mase turistes loë cost Saranda nuk eshte destinacion por nje porte hyrese. Pra perpos deshires realiteti eshte krejt ndryshe. Nderkohe me qe kishe Klosin ne tavoline do ishte mire qe Klosi te degjonte operatoret qe jane ne prag falimentimi. Klosi parate qe kerkon per Panaire ne kohe Covid ??? duhet te beje nje plan mbeshtetje per operatoret. Kjo mendoj eshte menyra me e mire per dike qe mer vesh nga turizmi te mbeshtese ata qe realisht sjellin turizem. Por ka edhe dicka, standarti i sherbimeve ne te gjtha qendra e vizitueshme ose nuk jane ose lene per te deshiruar. 8 vjet nuk u ngrit dot sherbimi i guidave ne Butrint Finiq Delvine Mesopotam etj. 0 ne kete fushe. nejse qe te mos zgjatem.”shkruan Tare.
Ndërkohë në një përgjigje për Taren, Alket Hyseni shkruan se me operatorët e Sarandës është diskutuar për masat favorizuese ndaj tyre, si heqja e TVSH për mjetet detare turistike, apo për zerimin e taksave për biznesin e vogël.
“Pershendetje i dashur Auron! Me operatoret detare te Sarandes diskutuam per masat favorizuese ne kete sektor si heqja e TVSH per mjetet detare turistike, per zerimin e taksave per biznesin e vogel apo zero tatim fitim per 98% te bizneseve turistike, per uljen e TVSH ne 6% per bizneset akomoduese por edhe ato agroturistike. Patjeter qe termetet dhe pandemia na ka kthyer hapa prapa si dhe ka pasoja jo te lehta, por situata eshte optimiste, madje te gjitha statistikat per sektorin e turizmit jane me larte se vendet konkurente, kjo per shkak te turizmit vendas dhe patriotik por edhe masat amortizuese. Natyrisht qe cdo vend aplikon protokolle anticovid qe shpesh jane me efekte per ekonomine tone, masa qe nuk jane vetem per Shqiperine. Nderkohe bashkohem me ty qe kemi shume pune ne aspektin e cilesise se sherbimeve dhe permiresimet e infrastruktures. Gjithsesi kur te vijne turistet kete vit do gjejne nje bulevard bregdetar fantastik ne Sarande, ashtu sic do gjejne furnizim me te mire me uje dhe energji, transport publik te shtuar, spital te rikonstruktuar , rruge te reja e te rikonstruktuara, monumente kulture te rikonstruktuara dhe konservuara me mjeshteri(Xhamia e Gjin Aleksit apo Manastiri i Mesopotamit). Per me teper do gjejne njerez me te pjekur profesionalisht, me deshire per pune dhe bizeqeshje e zemer te madhe mikpritese. A mund te behet me mire? Patjeter. Ky ishte edhe qellimi i takimit te sotem. Edhe nga ty mik, si njohes i mire i sektorit presim sugjerime dhe zgjidhje, ashtu sikurse mirepresim edhe kritikat.” shkruan Alket Hyseni.