Finiq/ Gjendet i varur bariu, policia jep detajet
Një bari 24 vjeç është gjetur i varur në një pemë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Sopik, Bashkia Finiq.
Për këtë ngjarje Policia e Sarandës jep këto detaje:
KOMUNIKATA
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.