Ish deputeti i Gjirokastrës jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit ka ardhur edhe në Shqipëri, bëhuni gati për më të keqen
Tritan Shehu ka dhënë alarmin, duke thënë se varianti i ri i koronavirusit është shumë afër Shqipërisë.
Ish-deputeti demokrat shprehet se nuk ka asnjë dyshim që këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, ndërsa shton se gjetja e tre rasteve në Kosovë, është sinjal serioze.
“Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit… në fakt në pritje të “zgjimit” të Ramës!
Pa asnjë dyshim këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicistëve tanë, janë sinjale serioze.
Por çuditërisht përfaqësuesja e atij Komiteti para 48 orësh nuk shfaqi asnjë shqetësim për mundësinë dhe pasojat e kësaj prezence, përkundrazi…
Ndërsa dy ditë më parë, vetë kryeministri britanik dha alarmin! Në fakt gjendja jonë, që dhe pa këtë paraqitet shumë e rëndë, do të përkeqësohet”, thotë Tritan Shehu.
Ai thotë se ky virus ka një shpejtësi përhapjeje 70 % më të lartë dhe rrezikon të shtojë rastet e reja.
Po ashtu, sipas Shehut, ky virus ka dhe një rrezikshmëri rreth 30 % më të lartë, gjë që do të kërkojë edhe më shumë mjekime speciale.