Takimi me operatorët turistik detar të Sarandës, politika favorizuese për një produkt konkurues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare
Ministri i Turizmit Blendi Klosi, deputeti zonës Alket Hyseni si dhe kryebashkiaku Adrian Gurma kanë zhvilluar këtë të premte një takim me operatorët turistik në Sarandës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti Hyseni shkruan se u diskutua për politikat stimuluese dhe favorizuese të aplikuara për një produkt të turizmit detar modern, konkurues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare.
“Takim me operatorët turistik detar të Sarandës.
Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Kryetarin e Bashkisë, Drejtorin e Kapitenerisë bashkëbiseduam me biznesin e kësaj sfere të ekonomisë, për politikat stimuluese dhe favorizuese të aplikuara për një produkt të turizmit detar modern, konkurues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare.
Investime gjithashtu në teknologji monitorimi të deteve dhe menaxhimi i ekonomisë detare.
Këto politika dhe investime kanë nxitur dhe inkurajuar investimet private dhe në muajt në vijim do sjellin një rritje të konsiderueshme të mjeteve turistike detare dhe operatorëve në det apo bregdet”, shprehet Hyseni.