Klosi: Qendra e riciklimit Sarandë siguron një mjedis të pastër, sjellin të ardhura për Bashkitë
Ministri Klosi mori pjesë në inspektimin e punimeve për ngritjen e impiantit të riciklimit të mbetjeve në Sarandë, ku ishte I pranishëm Kryetari I Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe deputeti I zonës Alket Hysenaj. Mbetjet përcecse do të depozitohen në këtë lanfilld dhe do të ndahen në burim për t;u ricikluar më pranë Qendrën e riciklimit, Volloder.
“Është fakt që bashkia i depoziton mbetjet urbane në landfillin e ri të Bajan që është një nga landfilldet me të gjithë standardet mjedisore por ky trajtim nuk është i mjaftueshëm pasi është shumë e nevojshme që në këtë pikë të përzgjedhur nga Bashkia të kemi trajtimin jo vetëm të mbetjeve interte që duhet të grumbullohen të gjitha këtu dhe Saranda në mënyrë të pafalshme gjithë këto investime që po bëhen gjithë këto veprime që po bëhen në infrastrukturë të mos grumbullohen të gjitha mbetjet inerte në këtë pikë, por dhe ajo që është e rëndëishme trajtimi ndryshe i mbetjeve të riciklueshme. Eshtë një nga parimet dhe gjtihë ekonomitë që trajtojnë mbetjet urbane në çdo vend të Bashkimit Evropian që mbetjet nuk janë një problem për bashkitë por janë dhe një burim të ardhurash.
Prandaj bashkia e Sarandës e mbështetur nga Projekti GIZ realizoi këtu një impiant të riciklimit të gjithë mbetjeve të riciklueshme të prodhuara nga qytetarët e kësaj bashkie por dhe nga sezoni turistik për të pasur një mundësi, që këto mbetje të rikthehen në nnjë të ardhur për vet bashkitë”, tha Ministri Blendi Klosi në këtë takim.
Kjo zonë prodhon 9 mijë ton mbetje, 27 për qind të riciklueshme. Pritet që ndërtimi i Qendrës të përfundojë në fund të muajit prill.
Ndërkohë që bashkia deri në fund të vitit do të mund të grumbullojë e përpunojë mbetjet e riciklueshme.
“Mendoj se do të jetë një projekt pilot shumë interesant për t’u parë dhe nga bashkitë e tjera sidomos nga bashkitë e zonës turistike që e kanë shumë të nevojshme që në pikun e sezonit mbetjet e prodhuara që në masën më të madhe janë mbetje të riciklueshme të mos shkojnë dëm por të ritrajtohen dhe të prodhojnë të ardhura për bashkitë zotëruese të tyre”, tha Klosi.